Prokuroria holandeze ka kërkuar dënimin me 30 muaj për Eljo Bitrin, shqiptarin e kërkuar nga SPAK dhe në Belgjikë për vrasje.
Sipas drejtësisë holandeze, me arrestimin e Bitrit dhe Ohran K., 49 vjeç nga Serbia, kanë kapur dy kriminelë të pamëshirshëm.
Ata të dy u arrestuan gjatë një kontrolli kufitar në nëntor të vitit të kaluar, ku u gjetën tre armë zjarri të mbushura në një vend të posaçëm në makinën me qira të të dyve.
Ky i fundit në dëshmitë e tij e ka përmendur Eljo Bitrin si një prej personave që kanë planifikuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.