-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pro apo kundër ftesës së Alibeajt? Mes dy zjarreve, kandidatët e Berishës “kyçin” gojën

Kryesoret

Vendimi i datës 3 Mars që i hoqi vulën Sali Berishës dhe ia kaloi Enkelejd Alibeajt ka turbulluar akoma më shumë ujërat brenda PD-së. Dy palët kanë depozituar kërkesat në KQZ për regjistrim edhe pse sipas të gjitha gjasave do të jetë grupi i Enkelejd Alibeajt që do të pranohet, pasi njihet nga gjykata.

Ditën e hënë Enkelejd Alibeaj në postin e kryetarit të komanduar të partisë dhe të grupit hapi derën e bashkëpunimit, jo për Sali Berishën, por kandidatët e dalë nga “Primaret”.

Dje Edi Paloka e refuzoi propozimin. Por çfarë mendojnë vetë kandidatët? “5pyetjet.al” kontaktoi disa prej kandidatëve të Sali Berishës që dolën nga “Primaret” dhe që kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 14 Majit.

Por asnjë nga të kontaktuarit nuk pranoi që të përgjigjej për këtë temë duke e cilësuar delikate duke ruajtur ekuilibrat për atë që mund të ndodhë në vijim duke qenë të kujdesshëm për çdo votë.

Mes garës që sapo vjen dhe afrohet, kandidatët e “Primareve” ndodhen mes dy zjarreve, pasi nuk duhet të ruhen vetëm nga rivalët socialistë, por edhe lufta brenda llojit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit