-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është Kemal Kilicdaroglu, njeriu që pretendon se do “i japë fund” Erdoganit!

Kryesoret

Burokrati anti-korrupsion, Kemal Kilicdaroglu, shpreson të fitojë zgjedhjet kundër Erdoganit, të cilat do të zhvillohen pas rreth dy muajsh. Opozita po kërkon prej kohësh një kandidat të përbashkët për të sfiduar presidentin Recep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo duket se më në fund e ka gjetur atë: Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kilicdaroglu do të garojë kundër Erdoganit në zgjedhjet e 14 majit. Por kush është njeriu që pretendon ta rrëzojë Erdoganin – njeriun që është në pushtet për mbi 20 vjet?

Kemal Kilicdaroglu lindi si fëmija i një nëpunësi në vitin 1948 në një fshat në rajonin e Anadollit lindor në Tunceli. Ai rrjedh nga një familje alevite. Alevitët janë një pakicë etnike-fetare në Turqi. Ai është i katërti nga shtatë fëmijët dhe i vetmi në familje që ka studiuar.

Kilicdaroglu ka diplomuar për ekonomi dhe financa në Ankara, ndërsa karrierën e filloi më 1971 si këshilltar në Ministrinë e Financave të Turqisë. Ai gradualisht u ngrit në administratën turke dhe në vitin 1992 u bë drejtor i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore (SSK). Në vitin 1994 u shpall “Burokrati i Vitit” nga një revistë financiare. Në vitin 1999 doli në pension.

Kilicdaroglu bëri emër në publik si burokrat anti-korrupsion. Karriera e tij politike filloi kur përgatiti një raport korrupsioni me kërkesë të partisë kemaliste socialdemokrate CHP. Raporti u prit mirë nga lideri i atëhershëm i partisë Deniz Baykal dhe nxiti hyrjen e Kilicdaroglut në politikë. Hyrja e tij e parë në parlamentin turk erdhi pas zgjedhjeve të vitit 2002, në të cilat presidenti aktual Erdogan erdhi në pushtet.

Në vitin 2007 ai u bë nënkryetar i grupit të CHP. Ekspozimi i tij mediatik u rrit ndjeshëm kur publikoi disa prova për korrupsionin në vend. Në famën e tij kontribuoi edhe lufta me fjalë me disa deputetë nga radhët e partisë konservatore islamike AKP të Erdoganit. Në vitin 2009 ai kandidoi për kryetar bashkie të Stambollit dhe humbi nga kandidati i AKP-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit