-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propozimi franko-gjerman, Konjufca: Sjell njohje të fuqishme de-facto dhe detyron Serbinë të…

Kryesoret

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se plani evropian, të cilin e ka pranuar Kosova, nuk e sjellë njohjen de-jure nga Serbia, por sjellë njohje të fuqishme de-facto.

Kjo sipas tij, nuk është njohje klasike si njihen zyrtarisht dy shtete, por është njohje në mënyrë indirekte. Ky plan sipas Konjufcës, bën që Serbia të njohë letërnjoftimet e Kosovës, ta trajtojë atë si të barabartë dhe të mos ndërhyjë në arenën ndërkombëtare si dhe në punët e brendshme.

“Plani evropian është njohje e fuqishme de-facto e kam thënë në fillim që nuk është de-jure. E dimë praktikën si njihen shtetet, me procedura juridike të plota, ndërtohet njohja verbale është në vullnetin e shteteve a duan të hapin ambasada, kjo nuk është njohje de jure por ka formën e njohjes de-facto. Çfarë është njohja de facto, është kur një shtet tjetër pajtohet që ti ekziston si shtet i pavarur, që merr zotimet të mos përzihet në punët e brendshme, të mos përzihet në arenën ndërkombëtarë, t’i njoh krejt cka prodhon ti, dokumentet, targat gjithçka që prodhon Kosova me logo të Kosovës, pa kurrfarë fusnote të barabartë si shtete”, ka deklaruar ai.

Konjufca, tha se nuk pret që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen as në takimin e 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit