-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përballja me Freiburgun në Europa League, Allegri: Janë të pamposhtur!

Kryesoret

Juventusi pret nesër në 21:00 në Torino skuadrën gjermane të Freiburg, me duelin që vlen për ndeshjen e parë të fazës së 1/8 me eliminim në Europa League. Përpara duelit për mediet foli trajneri i “Zonjës”. Massimiliano Allegri u ndal te forma fizike e kundërshtarit, teksa sipas tij ende janë në dyshim tre futbollistë për të tijtë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajmë kundër një skuadre fizike dhe të organizuar mirë. Të shkojmë në sfidën e kthimit me rezultatin në avantazhin tonë do të jetë e rëndësishme. Duhet të rikthehemi të fitojmë në shtëpi në Europë, sepse këtë vit kemi arritur ta bëjmë vetëm kundër Maccabit”, tha Allegri.

Më pas trajneri zbuloi edhe gjendjen e futbollistëve për këtë duel, ndërsa foli edhe për gjendjen e Vlahovic, nga i cili priten më shumë gola. Për Freiburgun që është kundërshtari i radhës, trajneri tha se janë të pamposhtur dhe se duhet seriozitet për fitoren kundër tyre.

“Unë jam i kënaqur nga paraqitjet e Dusanit. Është në rritje të vazhdueshme. Sulmuesit vlerësohen kryesisht nga golat, por duhet parë edhe paraqitja në fushë. Si të gjithë lojtarët e tjerë duhet të punojë dhe të përmirësohet. Freiburg? Dua të shoh një qasje pozitive dhe të vendosim bazat e duhura për të shkuar me avantazh në ndeshjen e kthimit. Ata janë të pamposhtur në Europa League, ndërsa për ne është shumë e rëndësishme të fitojmë”, tha trajneri i Juventusit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit