Policia e Korçës ka arrestuar një 47-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Gështenjas, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.