Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim për efektet e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se rajoni po përballet me nivelet më të larta të rritjes së çmimeve që nga rënia e regjimeve moniste në vitin 1990.
Përgjithësisht pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore në Ballkan është 42% e shpenzimeve mujore vë në dukje studimi i FMN-së. Të dhënat nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova) tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e fortë për grupin e produkteve ushqimore duke e bërë më të ashpër rritjen e çmimeve në një Rajon ku varfëria është ende në nivele të larta.
Fondi rekomandon se me karakteristikat specifike të inflacionit në ekonomitë e Rajonit meritojnë vëmendje të mëtejshme. Ndryshe nga BE, çmimet e ushqimeve kanë pasur një rol relativisht më të madh, ndërsa inflacioni i energjisë një rol më të vogël në Ballkanin Perëndimor.
Sakaq peshës së lartë të ushqimeve në shpenzimet konsumatore i korrespondon një nivel më i ulët të ardhurash. Çmimet e ushqimeve në Ballkan janë rritur me ritme më të larta se në BE për tre arsye kryesore sipas FMN: Se pari një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare në tregjet e brendshme për shkak të peshës së lartë të importeve. Së dyti, problemet strukturore të bujqësisë dhe së treti ndryshimet klimaterike./Monitor/