-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi për autorizimin e Bashës! Sefa: E ankimojmë! Nuraj: Mund të ketë falsifikime

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se ligjërisht si kryetar i Partisë Demokratike njihet Luzim Basha. Por, Ilirjan Celibashi tha se duke qenë se autorizimi i dhënë nga Basha për regjistrim në zgjedhje është i paqartë, kërkoi nga përfaqësuesi i grupimit Alibeaj, Indrit Sefa, plotësim të dokumentacionit dhe dha 48 orë kohë për këtë.

Kjo u kundërshtua nga Sefa i cili paralajmëroi ankim ndaj vendimit. Përfaqësuesi i grupimit Berisha, Ledio Nuraj, kërkoi vënien në dispozicion të autorizimit të Bashës, pasi sipas tij aty mund të ketë elementë të falsifikimit.

Berisha jashtë! KQZ: Njohim PD-në e drejtuar nga Basha, por autorizimi nuk është i qartë!

Debati

Ledio Nuraj: Ky 48 orëshi nuk është as i nevojshëm.

Indrit Sefa: Një kërkesë sa më shpejt për pasqyrimin e vendimit sepse më duhet të bëj ankim.

Ledio Nuraj: Edhe ne do donim një kopje të dokumentacionit sepse shikoj se në këto autorizime mund të ketë elemente të falsitetit dhe të shkeljes së ligjit.

Ilirjan Celibashi: Do ju vemë në dispozicion çdo gjë që thoni.

Debati mes dy palëve të PD-së në KQZ, Celibashi: Do ju nxjerr jashtë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit