-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lustracioni/ Alibeaj: Sigurimsat të përjashtohen 15 vite nga politika (Drafti)

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur një tryezë në Kryesinë e Kuvendit për të diskutuar për ligjin e lustracionit. Kryetari i komanduar i PD-së u shpreh se ka marrë si model vetingun e magjistratëve, për të pezulluar për 15 vite nga funksionet publike, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Është një nga direktivat e Strasburgut. Ne kemi vendosur që duhet të ketë një pezullim për 15 vite që të mos jenë të angazhuar apo militues në shtetin shqiptar ata që kanë qenë punonjës të ish-sigurimit. Kemi marrë si model atë se çfarë është afati i ndalimit në rastin e vetingut të magjistratëve. Këto janë risitë e këtij ligji. Janë të gjithë argumentet që duhen plotësuar.

Duhet të jetë një projektligj që do të pranohet nga gjithë shoqëria shqiptare. Ky ligj e ka brenda edhe skepticizmin. Mendohet mos është ky ligj me një përdorim politik të momentit dhe pastaj harrohet si gjithë të tjerët? Ne jemi sy e veshë për të pasuruar dhe pranuar çdo propozim që të jetë i arsyeshëm dhe që ligji të jetë funksional” tha Alibeaj.

PROPOZIMI

Neni 5

Kohëzgjatja e ndalimit

  1. Për personat, që përmenden në pikat 1 dhe 2 të nenit 3, të këtij ligji, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo emërim zgjat 15 vjet.
  2. Llogaritja e periudhës së ndalimit fillon nga data e marrjes së vendimit nga organi kompetent për verifikimin.
  3. Në cdo rast, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo emërim nuk mund të zgjasë përtej datës 1 janar 2037.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit