-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Korçë, akuza për Yuri Kim: Ndërhyri në gjykatë kundër opozitës

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit të zhvilluar me banorët e Korçës ka akuzuar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim se ka ndërhyrë në gjykatë kundër opozitës dhe se me përpjekjet e saj po mban në pushtet kryeministrin Edi Rama.

“Gonigal e të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese antiligjore për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që rekrutoi kryezbuluesin e SHBA-ve. Dhe kjo është McGonigalja me fustan guvernatorja Yuri Kim.

Këtu nga Korça do t’i shtoj një pyetje. Ndërhyrja jote në gjykatë kundër opozitës që e pranoi edhe vetë, në cilin parim e bazon? Të ka porositur eprori yt? Kurrën e kurrës! Eprori yt është për shtetin ligjor, për pavarësinë e drejtësisë, për vendime të pavarura, por ty të ka porositur Edi Rama.

Njësoj si ka korruptuar kundërzbuluesin e FBI-së, të ka korruptuar edhe ty. Çfarë të shtyn tzy zonjë? Kanë sjellë në Vlorë dy gjeneratorë gjigandë të përdorur për dekada në Bangladesh jashtë çdo standarti vijnë në gjirin e Vlorës ndërkohë se ne kemi përdorur energji më shumë se kurrë në historinë tonë.

Kushtojnë 90 mijë dollarë qira për qytetarët shqiptarët dhe Yuri Kim i inaguron me praninë e saj. T’u kërkojë falje shqiptarëve për këto shushunja.

Inspektori i DASH dhe Kongresi i SHBA-ve dhe FBI të hetojnë Yuri Kim sepse ajo e ka humbur reputacionin e SHBA-ve më shumë se kurrë ndonjëherë”- u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit