-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos na merrni kohën”, Vuçiç: Asociacioni është kusht për vazhdimin e dialogut

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur sërish se Asociacioni i Komunave Serbe është kusht, dhe pa të nuk mund të ketë bisedime të mëtejshme në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Asociacioni është një kusht për çdo bisedë. Një kusht që nuk mund të bëhet pa të. Nëse dëshironi – dëshironi, nëse nuk dëshironi – nuk dëshironi. Vetëm mos na merrni më kohën,” tha Vuçiç për mediat serbe.

Ndër të tjera bëhet e ditur se presidenti serb ka folur edhe për takimin që do të mbahet në Ohër duke shtuar se edhe atje do ta përsërisë të njëjtën gjë.

“Nuk e di se çfarë pret dikush nga Ohri… Unë do të shkoj në Ohër, dhe atje do të them të njëjtën gjë që po ju them këtu tani, dhe atë që e dinë edhe ata. Dikush thjesht duhet të më shpjegojë kuptimin e gjithçkaje,” shtoi presidenti serb.

Vuçiç ka përfunduar duke shprehur shqetësim se askush nuk do të reagojë ndaj deklaratave të Prishtinës, dhe se ndoshta “serbët sërish do të dalin fajtorë për diçka”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit