-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjistrimi i PD-së, Sefa: Celibashi të vendosë tani! Më pas shkojmë në KAS

Kryesoret

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa i kërkoi kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi që të mos presë afatin që përfundon mesnatën e sotme, por të mblidhet dhe të vendosë për PD-në. Sefa, që përfaqëson grupin e Bashës dhe Alibeajt tha se autorizimi është lëshuar, referuar të vitit të kaluar, ndërsa kërkesën për deklaratën solemne për proces të rregullt zgjedhor e justifikoi duke e quajtur formale.

“Ilirjan Celibashi nuk duhet të presë afatin, por të marrë një vendim tani. Ne nuk do të dorëzojmë asnjë dokument shtesë. Deklarata solemne është formale, pasi kemi parë shit-blerje votash dhe asnjë kryetar partie nuk është dënuar.

PD refuzoi të plotësonte letrat, a do regjistrohet në zgjedhje? Celibashi nuk tërhiqet

Ka vendime penale të formës së prerë për kandidatë që janë dënuar për shit-blerje votash dhe asnjë kryetar partie nuk ka marrë përgjegjësi penale. Prandaj ky autorizim është i transferueshëm. Nëse kjo nuk ndodh do të ndjekim të gjithë rrugën ligjore” tha ai.

Paraditen e sotme Celibashi u shpreh se nesër ose pasnesër do të vendosë nëse do ta regjistrojë ose jo PD-në në zgjedhje, por tashmë Sefa kërkoi të procedohet më shpejt për t’ju drejtuar KAS-it, shkalla e dytë.

PD drejt KAS-it! Anëtarët flasin për “5pyetjet.al”: Specifike! S’ka pasur rast të ngjashëm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit