-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD drejt KAS-it! Anëtarët flasin për “5pyetjet.al”: Specifike! S’ka pasur rast të ngjashëm

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Sot PD me kryetar “de jure” Lulzim Bashën vendosi që të mos dërgonte në KQZ dy dokumentet për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit, që janë autorizimi i ri dhe deklarata solemne.

Nëse kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i qëndron fjalës që dha dy ditë më parë atëherë partia më e madhe në opozitë nuk regjistrohet në garën për bashkitë. PD po bëhet gati që të ankimojë vendimin në KAS që është shkalla e dytë.

Por kush janë njerëzit që do të vendosin në KAS?

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organi kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkeljet e ligjit zgjedhor.

KAS shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat ndaj akteve të Komisionerit dhe KZAZ-ve. Me kërkesë të Komisionerit vendos masat disiplinore ndaj zyrtarëve zgjedhorë apo  sanksione administrative kundër personave/ subjekteve zgjedhore që kryejnë kundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet.

Anëtarët e KAS:
Elvin LAKO
Elvis ÇEFA
Ilirjan RUSMALI
Koli BELE
Ledio BRAHO

Por çfarë mendojnë anëtarët e këtij institucioni?

“5pyetjet.al” kontaktoi me dy prej tyre Ledio Brahon dhe Elvin Lakon, pasi tre anëtarët e tjerë nuk u përgjigjën. Avokati Ledio Braho tregoi procedurën, por nuk u shpreh për qëndrimin.

Deri tani nuk ka ardhur asnjë njoftim për ankim. Nuk mund të jap dot mendim. Nëse vjen ankimi do të shprehemi me vendim.

Në rast refuzimi nga KAS, shkon në Kolegj, në rast pranimi nga KAS, komisioni nuk bën ankim ndaj vendimeve të KAS-it” tha ai për “5pyetjet.al”.

Por a ka pasur rast të tillë të ngjashëm më parë? “Nuk ka pasur ndonjë rast të ngjashëm sa kam qenë unë aty”.

Por a janë këto dy kërkesa të KQZ aq me rëndësi sa partia më e madhe në opozitë të mbetet jashtë zgjedhjeve? “Këtë nuk mund ta them dot” tha ai.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe Elvin Lako. “Ti po më pyet për gjëra që nuk jam i autorizuar. Trupa vepron si organ administrativ. Kur të vijë do të shqyrtohet, çdo rast ka specifikën e vet” tha ai për “5pyetjet.al”.

PD refuzoi të plotësonte letrat, a do regjistrohet në zgjedhje? Celibashi nuk tërhiqet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit