Dyshja Luiz-Kiara kanë qenë në shënjestër pothuajse që nga fillimi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Çifti që në nisje filluan ngacmimet ndaj njëri-tjetrit, gjersa kanë pasur momente të ndryshme, sikur negative ashtu edhe pozitive.
Së fundmi moderatorja e njohur si avantazh të një loje pa të gjitha gjërat që janë shkruar nëpër media për të, e që ishin në kontekst negativ.
Aty përfshiheshin shumë gjëra, lidhja e saj me këngëtarin Butrint Imeri, lajmet se miqtë e Titos nuk po e pëlqejnë Luizin dhe më shumë se kaq.
Pas gjithë këtyre, Kiara mendoi që Luizi nuk do ta kalonte edhe aq lehtë, por që të dy ia dolën mjaft mirë.
“Unë jam shumë mirënjohëse sepse realisht nuk e prisja, jo që nuk e prisja se Luizi nuk do të më mbështeste, do të më qëndronte afër. Por duke ditur karakterin e tij mendoja që do t’i zgjaste mërzitja më gjatë kur i pamë gjithë ato gjërat. E kaluam të dy shumë shpejt,” u shpreh ajo.
“Kemi mision të shkojmë deri në fund të këtij rrugëtim qoftë të ndarë, mund të iki njëri më herët, tjetri më vonë. Synimi ynë është të ecim bashkë deri në fund,” theksoi më tej prezantuesja.