Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta pres në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi do të zhvillohet në ora 11:00, ka njoftuar kabineti i presidentes.
Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Por Kosova dhe Greqia zhvillohen raporte normale diplomatike dhe tregtare.
Zyrtarët kosovarë dhe grekë zhvillojnë takime zyrtare të ndërsjella në Prishtinë dhe Athinë.
Përveç kësaj, Kosova dhe Greqia kanë shkëmbime tregtare dhe flasin shpesh për bashkëpunim të mëtejshme ekonomike.