-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klubi me miliona euro por pa një palë çorape, Ederson i mori hua nga Crystal Palace

Kryesoret

Vëmendje të madhe të madhe kanë tërhequr çorapet e veshura nga portieri i Manchester City, Ederson Moraes në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Qytetarët fituan 1-0 si mysafir i Crystal Palace dhe tani janë dy pikë diferencën ndaj liderit Arsenal. Megjithatë, ndeshja nuk ishte pa probleme.

Edhe pse Ederson mbrojti rrjetën e tij, në fund City mezi arriti të fitojë me golin e Erling Haaland nga pika e bardhë në fund.

Por një detaj tërhoqi shumë vëmendje në rrjetet sociale. Tifozët vunë re se Ederson ka devijuar nga kombinimi i tij i zakonshëm dhe ka veshur çorapet e klubit kundërshtar.

Arsyeja është paksa e çuditshme.

 

Çorapet e Edersonit, të cilat ai kishte planifikuar t’i vishte në këtë ndeshje, ishin në të njëjtën ngjyrë me fanellën vendase të Crystal Palace sot.

Sipas rregullores, ai duhej të vishte një ngjyrë të ndryshme nga ajo që kishin veshur lojtarët e skuadrës kundërshtare.

Kështu, Ederson e gjeti veten në telashe dhe iu desh të merrte hua nga Palace, të cilët i dhanë atij një palë.

Ndonëse është një nga klubet më të pasura dhe më të organizuara, City me këtë gjest tregoi se edhe në një ambient të tillë nuk mendojnë realisht për gjithçka para ndeshjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit