-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skadon afati për plotësimin e dokumenteve nga Alibeaj në KQZ, sot caktohen relatorët

Kryesoret

Vendimi i Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore ka skaduar në mesnatë.

Pa përfunduar ky afat Alibeaj iu drejtua Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve.

Të dy grupet e PD-së, si ajo e Berishës edhe e Alibeajt, kërkojnë që PD të regjistrohet në zgjedhje.

Ditën e sotme, në orën 10:00 në KAS do të hidhet shorti për të përcaktuar relatorët e dy kërkesave ankimore të depozituara nga Berisha e Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt.

Sipas PD-së së Alibeajt, shkresa për angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, nuk është përgjegjësi personale, por që merret në cilësinë e kryetarit të partisë që në rastin konkret ia ka kaluar kompetencat përfaqësuesit ligjor.

Në një letër zyrtare të firmosur nga Sefa, thuhet se Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur është i plotë sipas rregullave.

Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha kërkon zhbërjen e vendimit të Celibashit, i cili vendosi që ish-kryeministri të mos regjistrohet në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike.

Në argumentimin e anikimit, Berisha i cili firmos si kryetar i Partisë Demokratike shkruan se të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponim provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se PD e përfaqësuar me kryetar Sali Berisha duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor nga KQZ.

Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, KQZ vendosi të mos i pranojë të dyja.

Kërkesa e Rithemelimit nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit