Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi u kap në Itali me 8 kg kokainë. Mësohet se shqiptari 49-vjeçar u kap fillimisht me gjysmë kile kokainë në makinë.
Gjithashtu mësohet se pasi policia ka bërë kontroll në banesën e 49-vjeçarit edhe 7.5 kilogramë kokainë të tjera si dhe 60 mijë euro cash.
Në kuadër të aktiviteteve për luftimin e trafikut të drogës, karabinierët e kompanisë Busto Arsizio kanë intensifikuar shërbimet e tyre në Castellanza edhe pas denoncimeve të shumta nga qytetarët. I arrestuari në përfundim të formaliteteve u dërgua në burgun e Bustos.