-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takon Dendias në kafene: Greqia, mbështetëse e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar te dielen një takim me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Është hera e gjashtë që shefi i diplomacisë së qeverisë greke mbërrin në Kosovë, duke theksuar marrëdhënien e ngushtë dhe pritshmëritë e dy vendeve.

Kreu i qeverisë së Kosovës thekson se në takim me ministrin e Jashtëm grek diskutuan për avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, si dhe për pritshmëritë e Kurtit për takimine 18 marsit, në Ohër, me Presidentin serb, Vuçiç.

“Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre”. u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik për shkak të përplasjes së dy trenave që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit.

Ata folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë.

Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit