Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë.
bëhet me dije se 10-vjeçarja që mbeti e plagosur në atentatin me breshëri plumbash, është mbesa e viktimës, Mimoza Paja.
Masakra te “Don Bosko”/ Çfarë e lidh pronarin e lokalit me atentatin e Fushë-Krujës?
E mitura ka qenë brenda lokalit në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, por për fat të mirë ka arritur të shpëtojë.
Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se atentati u realizua nga dy persona që lëviznin me motoçikletë, të cilët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi.
Kujtojmë se pronari i lokalit, i cili ishte edhe objektivi i sulmit, Fation Murati, ka qenë mik i Endrit Dokles, me të cilin edhe ishte kur u arrestua në tetor të vitit të kaluar.
Fati tragjik! Vogëlushes i vranë gjyshen para syve në Tiranë