-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Olta Xhaçka futet në SPAK: Jam në dispozicion të drejtësisë

Kryesoret

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK për të dhënë shpjegime për privatizimin e bazës detare në Sarandë që përkon me periudhën që ka qenë në krye të “Mbrojtjes”. Socialistja tha se në këtë privatizim nuk ka pasur asnjë shkelje ligji.

Jam thirrur për akuzat e opozitës që ka bërë. Unë jam në dispozicion të drejtësisë. Për këtë kemi punuar dhe luftuar për të dhënë shpjegime dhe për t’u pyetur dhe për të kthyer përgjigje për ato çështje që duhet të hetohen.

Dhe unë nuk bëj përjashtim. Të marrin përgjigje nga drejtësia edhe përdorimi i aseteve publike nga opozita, por alarmi falas që asete që kanë qëndruar në ndryshqe do të kthehen me vlerë.

Nuk ndryshohet baza detare në Sarandë, do të jetë më e mirë, por edhe vendit do i jepet një port turistik. Nuk ka pasur asnjëherë asnjë shkelje ligji” tha ajo.

Por ndryshe mendon denoncuesi Artur Meçollari që bëri kallëzimin duke çuar ministren, ish-shefin e FA-së, Kollçaku dhe zyrtarë të tjerë në SPAK. Baza detare është vendosur nën sekuestro nga SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit