-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku “zgjidh qesen” për oligarkun Rrok Gjoka

Kryesoret

Në datë 13 Mars në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik është publikuar lidhja e kontratës që i jep kompanisë “Gjoka Konstruksion” të Rrok Gjokës një tender mjaft të majmë prej  278 milionë lekësh të reja (278,392,578.66 Lekë) për ndërtimin e ujësjellësit në Klos. Konkretisht bëhet fjalë për ujësjellësin rajonal nga burimet e përroit të Lopës dhe Gurrave të Ketës.

Firma duhet që brenda 18 muajve të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm në fshatrat e Bashkisë Klos, që përfshin ndërtimin linjave të transmetimit dhe shpërndarjes për fshatrat Plani i Bardhë, Shëngjunë, Klos katund, dhe fshati Fshat me gravitet dhe me tubacione HDPE100-RC, me kaseta kolektive individuale dhe kolektive ku instalohen matësat e ujit për secilin konsumator.

Tenderi është firmosur nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës së Belinda Ballukut. AKUM-i drejtohet nga Klevis Jahaj.

Dosja e tenderit

Objekti i tenderit :Ndertim Ujesjelles Rajonal nga Burimet e Perroit te Lopes dhe Gurrave te Ketes Faza e Pare

Autoriteti kontraktues : Agjencia Kombetare Ujesjelles Kanalizimeve dhe Infrastruktures se Mbetjeve

Fituesi :GJOKA KONSTRUKSION

NIPT :J91815014U

Me TVSH :Po

Rezultati :278,392,578.66 Lekë

Proçedura :E hapur

Tipi i kontratës :Punë

Numri i referencës :REF-50072-11-15-2022

Numri i Njoftimit :CN/98436/03102023

Fondi limit :266,818,871.24 Lekë

Data e publikimit :13-03-2023 Ora : 15:02

Data e hapjes :16-11-2022 Ora : 18:30

Data e mbylljes :06-12-2022 Ora : 11:00

Pezulluar :Jo

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit