Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur se Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër për të treguar përkushtimin për një rajon me një të ardhme paqësore.
Nga Washingtoni inkurajojnë Kurtin dhe Vuçiçin që të tregohen fleksibil dhe konstruktiv derisa ecin drejt implementimit të plotë të propozimit franko-gjerman.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit kanë thënë se presin që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër për të demostraur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore për rajonin.
Ky zëdhënës ka shtuar tutje se SHBA inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të punojnë në mënyrë konstruktive dhe fleksibile për implementimin e plot të propozimit franko-gjerman dhe ka ritheksuar përkrahjen e fuqishme të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Në presim që të dy palët t’i shfrytëzojnë bisedimet në Ohër, në Maqedoni të Veriut për të demonstruar përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore për rajonin. Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe fleksibile ndërsa ecin drejt implementimit të plotë të këtij propozimi. Ne mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian,” ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit./Express