Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot në Beograd është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës atje me të cilët kanë biseduar për procesin e negociatave dhe propozimin franko-gjerman.
Lajcak në këtë takim ka thënë se BE-ja i ka dëgjuar se cilat janë “vijat e kuqe” të Serbisë për marrëveshjen e mundshme me Kosovës.
Megjithatë Lajcak ka theksuar se kërkohet nga Serbia që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, siç e specifikon edhe Neni 4 i propozimit evropian për normalizim të raporteve.
Në këtë takim me opozitarët serbë, Lajcak ka treguar se Vuçiç i ka thënë edhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron se “vijat e kuqe” të Serbisë janë anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.