Fatjon Murati, rival i grupit të Ervis Martinajt, i kërkuar nga drejtësia arriti që të arratiset nga “arresti në shtëpi” që ishte vendosur nga gjykata për armëmbajtje pa leje.
Ai dyshohet se arriti që të dalë nga pika e Morinës drejt Kosovës dhe më pas në Turqi.
Por si arriti që të dalë në kushtet kur për personat që janë në arrest automatikisht masa del në sistemin TIMS?
Fatjon Murati dyshohet se ka përfituar nga fakti që në ditë festash dhe fundjavash nuk ka kontrolle në doganën mes Shqipërisë dhe Kosovës për të shmangur fluksin.
Të dielën lokali i tij në “Don Bosko” u sulmua me armë ku mbeti e vdekur një grua dhe gjashtë të plagosur.
Sot ishte gjyqi i radhës për Muratin për armëmbajtjen pa leje që akuzohet, por i kërkuari shijon arratinë.