Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është vlerësuar si historike nga eurodeputeti Lukas Mandl, i cili ka thënë se viti 2022 u mësoi liderëve në botë se duhet të jenë të bashkuar për t’i mbrojtur vlerat evropiane.
Sipas tij Kosova e ka bërë për dekada të tëra të detyruar nga agresioni i Serbisë.
Mandl në diskutimin e Parlamentit Evropian ka thënë se Kosova ka treguar shembull se si luftohet dhe krijohet shteti modern.
“Nuk duhet të harrojmë që ka qenë viti i njëjtë kur bota e lirë ka qenë më e bashkuar se kurrë dhe shumë aktorë në botën e lirë e kuptuan më shumë se është e rëndësishme që të kujdesemi për lirinë tonë, vlerat tona, për t’i mbrojtur ato kundër agresionit. Kjo është diçka që qytetarët e Kosovës kanë dekada që e bëjnë dhe janë detyruar ta bëjnë fatkeqësisht meqë janë ata që janë sulmuar para 25 vjetësh dhe ata na treguan një shembull të qartë se si mund të luftonin por edhe si të krijonin një shtet modern, shtet me kushtetutë moderne, me sundim ligji”, ka thënë Mandl.
Mandl shtoi se Kosova është më gati për vlerat evropiane, gati për të kuptuar siç duhet lirinë, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Sipas tij, Kosova është më e gatshme në këtë cështje se të gjitha vedet e tjera të Ballkanit Perëndimor, dhe sipas tij Serbia është e fundit.
Eurodeputeti ka thënë se Kosova ka qenë viktima, ndërsa sipas tij Serbia ka qenë agresori.