-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarrazin: Marrëveshja Prishtinë-Beograd është shumë e rëndësishme për Kosovën

Kryesoret

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin shprehet se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për Kosovën. Sarrazin u shpreh se se i kupton shqetësimet në Kosovë.

“E kuptoj se mund të ketë shqetësime të formulimeve të ndryshme, është gjë fisnike, është Marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën dhe duhet të trajtohet.

Ka dy gjëra shumë të rëndësishme, së pari ajo është publike dhe mund të lexohet, sigurisht se mund të ketë vlerësim secili”, tha ai për mediat në Kosovë.

Sarrazin është i bindur se kjo është marrëveshja më e mira e mundshme dhe më e mira në kuptimin e organizimit që mund të arrihet.

“Nuk besoj se mund të kishte formulim më të mirë për interesat e Kosovës në atë marrëveshje e që do të ishte realiste për të arritur në proces, pra është krejtësisht e qartë, nëse kjo marrëveshje do të refuzohet nga Kosova, nuk dot ë ketë asnjëherë marrëveshje më të mirë në tryezë, nuk do të thotë ta pëlqeni, të jetë e përkryer”, shtoi ai

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit