-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14 maji, Celibashi thirrje partive politike: Zgjidhni individë që nuk kanë rekorde kriminale!

Kryesoret

Në një tryezë me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri”, kryekomisioneri Shtetëror Ilirjan Clibashi ka vënë theksin tek disa probleme të procesit zgjedhor.

Duke folur për zgjedhjet e 14 majit, Clibashi nënvizoi se është thelbësore që kandidatët që do u ofrohen qytetarëve të jenë të zgjedhur individë që nuk kanë rekorde kriminale.

“Thelbësore që kandidatët që do u paraqiten të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve. Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualitifikimet zotësitë dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike, janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës. Dikush që është i aftë të marrë vendime që të ndihmojë e bashkëpunojë me zgjedhësit.

Zgjedhjet e 14 majit/ Ambasadori britanik: Opozita të jetë e fortë për t’i kërkuar llogari partisë në pushtet!

Zgjedja e kandidatëve të pastër liigjërisht thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyee e të punojnë me zyrtare të tjerë në interes të qytetarëve.

Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, vecanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të cojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin më së pari.

Individë të tillë mund të përdorin pozitat e tyre të shtetit për përfitime personale të përfshihen në praktika jo etike e t’u japin përparësi interesave të tyre. Kjo gërryen besimin e publikut në procesin zgjedhor e minon legjitimitetin e qeverisë së zgjedhur qoftë qednrore dhe ajo lokale“, tha Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit