-sidi education-spot_img
24.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Lamallari mesazh Ikballes: Shqipëria së shpejti pjesë e BE, s’ka vend për khameneizëm!

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, sot në rrjetin e tij facebook ka postuar një video të Ikballe Berishës, e cila një ditë më parë, u shpall “person i padëshiruar” në Shqipëri, me argumentin si një person me rrezik për sigurinë kombëtare.

Në video ajo shprehet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lideri i saj politik, ndërkohë  Mojtaba Khamenei është lideri shpirtëror, duke thënë se mburret për këto dy.

Postimi i Lamallarit

Mos merremi me protestuesit?!

Jo! Jo vetëm nuk merremi me asnjë protestues si i tillë, por përpiqemi t’i dëgjojmë të gjithë ata që janë sinqerisht të shqetësuar.

Por patjetër që do të merremi me çdo urrejtje nxitës dhe ekstremist, si kjo zonja që bindjet e saja mund t’i mbajë për vete jashtë Shqipërisë të paktën 15 vitet e ardhshme!

Sepse në Shqipërinë vend anëtar i-s dhe së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, nuk ka vend se khameneizmi është baraz me terrorizmin, ekstremizmin, obskurantizmin!
Një turp më vete edhe përzierja e emrit të kryeministrit të nderuar të Kosovës në përroin psiqik të kësaj zëdhënëseje të një shteti të shpallur me konsensus shtet terrorist nga Kuvendi i Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit