Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Borrell ishte sot në Tiranë, ku u pyet edhe për faktin që KQZ nuk regjistroi partinë më të madhe në opozitë në zgjedhjet e 14 Majit. Çfarë mendon për këtë? Borrell tha se këto janë çështje të brendshme ligjore duke shtuar se beson se 14 maji do të ketë standarde ndërkombëtare.
“Nuk është vendi që unë të komentoj për procedua ligjore të brendshme. Besoj se jam plotësisht i bindur që këto çështje ligjore, i përkasin vendit dhe shteti shqiptar. Ne besojmë se zgjedhjet do të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare” tha ai.