-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell në Tiranë: Kurti dhe Vuçiç pranuan paktin! Të shtunën vendoset për zbatimin

Kryesoret

Të shtunën sytë do të jenë nga Ohri nëse Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshjen për zbatimin e planit frako-gjerman. Sot në Tiranë, shefi i politikës së jashtme, Borrell deklaroi se palët kanë rënë dakord për paktin, ndërsa të shtunën do të vendoset nëse do të pranohet zbatimi i saj.

Dialogu Prishtinë-Beograd. Në 27 shkurt patëm një mbledhje të nivelit të lartë në Bruksel me Kurtin dhe Vucic dhe të dy ramë dakord, që nuk nevojiteshin më diskutime të tjera. E konsiderojmë që gjuha dhe teksti është i mbyllur.

Kjo marrëveshje sjell shumë shpresë për normalizimin e marrëdhënieve. Por tjetër gjë është si dhe kur zbatohet. Ka pasur marrëveshje që nuk janë zbatuar. Prandaj po punojmë për një marrëveshje për zbatimin e saj.

Shpresoj që të shtunën të dyja palët të vijnë me një qasje për të rënë dakord, jo për vetë marrëveshjen, se për atë është rënë dakord, por për afatet e zbatimit. Nëse ndodh, Ballkani do të festojë një hap të jashtëzakonshëm përpara” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit