Me katër vota pro dhe një kundër, KAS vendosi sot që të rrëzonte vendimin e Ilirjan Celibashit duke regjistruar PD-në në zgjedhje, ndërsa i dha goditjen e dytë Sali Berishës duke mos e njohur as në shkallën e dytë.
Por si votuan anëtarët e KAS-it? Votat u ndanë 4-1 mes 5 anëtarëve. Ish-zv/kryeministri i Berishës, Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele dhe Ledio Braho votuan pro kërkesës së grupit të Enkelejd Alibeajt.
I vetmi që votoi kundër kërkesës së Enkelejd Alibeajt për ta regjistruar në zgjedhje dhe për ta njohur ishte ish-n/kryetari i KLD-së, anëtari Elvis Cefa që njeh kështu Sali Berishën. Por vota e tij ishte e vetme përballë katër anëtarëve të tjerë.
Rrëzohet Celibashi! KAS regjistron PD-në në zgjedhje! Berisha jashtë