Robert Aliaj foli për herë të parë për situatën e krijuar në shtëpinë e BBV pas hyrjes së Sabianit.Ai e konsideroi një situatë delikate, por përgëzoi si Kristin ashtu edhe Keisin për mënyrën sesi u sollën.
“Më erdhi keq për Kejsin në momentin që doli Kristi. Edhe pse s’ kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj”, tha ai.
Ai shtoi më tej se: “Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë.”
I pyetur nga Bieta, ai theksoi se as ka pasur e as do të ketë në plan të futet brenda shtëpisë së BBV, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin.
“Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë”, u shpreh ai.