Në orën 08:30 të kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Mësohet se takimi do të zhvillohet në ambientet e Presidencës.
Ende nuk dihet tema e diskutimi por ky takim vjen dy ditë para se Rama të niset për një vizitë në Greqi ku do të takohet me homologun grek, Presidentin dhe kryetarin e Parlamentit.