-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokurori i pashpirt që nuk u tërhoq nga gjoba për nënën lehonë

Kryesoret

Rasti që preku zemrat e të gjithë shqiptarëve mori zgjidhje. Gjykata liroi nga qelia nënën lehonë duke vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg.

Diana Bahçja e arrestuar 8 ditë pas lindjes së një fëmije, nuk do të lërë më të vetëm foshnjën e porsalindur.

Prokurori Endrit Bimi nuk u tërhoq nga pagesa e gjobës. Ai tha se është dakord që të revokojë akuzën ndaj nënës lehonë, nëse do të paguhet gjoba prej 250 mijë lekësh.

“Vendimi i ekzekutimit është i qershorit 2022. A është në gjendje shtetasja të paguaje gjobës. Nëse na paguani gjobën për pjesën e mbetur organi i akuzës është dakord të revokojë vendimin me burg”, tha prokurori

Avokati i gruas tha familja do të gjejë lekët dhe do të paguajë gjobën dhe për këtë janë ofruar disa biznesmenë për ta ndihmuar.

Prokurori deklaroi se nuk ka qenë në dijeni që gruaja ishte me fëmijë të vogël, sepse vendimi i dhënë nga gjykata për dënimin e saj me gjobë ka qenë i vitit 2022, për më tepër që i ishte dhënë në mungesë.

Ajo u arrestua për shkak se zyra e përmbarimit nuk e ka gjetur dhe nuk kishte shlyer gjobën që duhet të paguante.

Për këtë arsye, prokuroria ka vënë në lëvizje gjykatën për të bërë konvertimin e gjobës në burg, vendim që është ekzekutuar më 7 mars, por që tashmë nëna është e lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit