Prokuroria e Posaçme SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai është paraqitur mesditën e djeshme në prokurorinë e posaçme, ku ka dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e faktit.
Dako rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati për miratimin e një leje ndërtimi, pallat i cili më pas u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ndërkohë, në ambientet e SPAK është paraqitur edhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Për Artur Bushin në SPAK rezulton të jenë depozituar 7 kallëzime. Për 3 prej tyre është regjistruar procedim penal.
Për 2 të tjerë është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Ndërsa për 2 të tjera është vendosur mosfillim procedimi.
Aktualisht dy nga kallëzimet janë në fazë hetimi, por pa emër të regjistruar të Bushit.