-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Prokuroria e Elbasanit mbron kërkesën e Rusisë për ekstradimin e “spiunes”!

Kryesoret

Pavarësisht se ka një çështje në hetim ndaj saj në Shqipëri prokuroria e Elbasanit i kërkon gjykatës të procedojë me ekstradimin në Rusi të blogeres Svetlana Timofeeva.

Në parashtrimet e depozituara me shkrim në gjykatë nga prokurori Mustafa Turku, që u lexuan në seancën e 17 marsit, prokuroria mbron kërkesën e Rusisë për ta ekstraduar Timofeevën, të cilën Moska e akuzon për “marrje të paligjshme të informacionit sekret shtetëror”.

Njëlloj si Ministria e Drejtësisë edhe prokuroria e bazon kërkesën te garancitë e marra nga homologët rusë. Në të po ashtu pretendohet se Timofeevës do i jepet mundësitë për mbrojtje dhe se nuk do i nënshtrohet torturës.

Prokuroria thotë se po ashtu kishte marrë garanci se ambasada e Shqipërisë në Rusi do mund ta vizitonte Timofeevën në rast ekstradimi dhe se çështjet që lindnin mund të diskutoheshin në video konferenca.

Mbrojtësit e Timofeevës Isuf Shehu dhe Fatmir Lushi dhe vetë 33-vjeçarja, e cila përballet edhe në Shqipëri me akuza të ngjashme për të cilat është ende në hetim, e kundërshtuan ekstradimin. Në parashtrime Shehu thotë se prokuroria nuk mund të mjaftohet me garancitë nga Rusia, por duhet të mbledhë prova se “kjo garanci zbatohet”.

Në parashtrime ata këmbëngulin se Timofeeva, e cila ka kërkuar azil politik në Shqipëri, rrezikon të persekutohet politikisht në Rusi. Avokatët i mëshojnë faktit që e mbrojtura prej tyre ka kundërshtuar luftën në Ukrainë dhe regjimin e Putinit.

BIRN mësoi se Timofeeva po ashtu e kundërshtoi ekstradimin. Ajo i tha gjykatës se familja e saj ishte nën presion në Rusi dhe se blogerë të tjerë ishin përballur me akuza të ngjashme. Për çështjen e ekstradimit Gjykata e Elbasanit do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare në 4 prill në orën 14.30./BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit