Parashikuesja e fatit Irini Kakaçaj ka folur për lidhjet midis çifteve brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Sipas saj asnjëri nga çiftet Luiz – Kiara apo Kristi – Keisi nuk janë të vërtetë. Parashikuesja tha se Kiara dhe Luizi nuk do të jenë bashkë.
Pjesë nga biseda:
Moderatori: “Pra Luizi do ti kthehet një dashurie të vjetër?”
Moderatori: “Edhe Kiara ka aktualisht një dashuri jashtë?”
Irini: “Është 100%, nuk ka shans që të jetë me Luizin. Për mua zonja (Kiara) shumë e mirë dhe respektueshme, po nuk e shikoj sepse nuk është as ai për këtë as ajo për atë, sepse që të dy janë të dashuruar jashtë, por janë në lojë për ekonomi”.
Parashikuesja tha se edhe çifti Keisi – Kristi nuk janë çift real por janë bashkë për të shtuar ndjekësit e tyre.
Po ashtu në nominimin e fortë të treshes Luiz, Armaldo dhe Kristi, Irini tha se është 50 me 50 midis këtyre dy të fundit por pak më i rrezikuar është Armaldo.