-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho “djeg” 20 futbollistë për Poloninë, emrat e mëdhenj që u penalizuan!

Kryesoret

Lista e trajnerit Sylvinho patjetër që do të kishte edhe mungesa në emra për shkak të zgjedhjeve teknike të vetë brazilianit. Në total rreth 20 lojtarë nuk kanë qenë në preferencën e 48- vjeçarit të stolit, i cili për këtë grumbullim ka lënë jashtë edhe emra të njohur futbollistësh, që deri diku ishin edhe të papritura.

Odise Roshi dhe Endri Çekiçi nuk janë thirrur për ndeshjen kundër Polonisë. Të dy mesfushorët po luajnë rregullisht në Turqi, me Sakarjasporin e Koniasporin dhe kanë qenë gjithmonë në preferencat e Edi Rejës, përveç rasteve kur vuanin nga një dëmtim.

Në të penalizuarit nga zgjedhjet e Silvinjos merr pjesë edhe dyshja e mbrojtjes, Enea Mihaj dhe Arlind Ajeti. Duke mbetur në prapavijë, vihet re se mungojnë edhe dy lojtarët shqiptarë të Honvedit në Hungari, Albi Doka dhe Herdi Prenga, ndërkohë nga kampionati rumun, Erion Hoxhallari nuk ka marrë një ftesë.

Arbnor Muçolli, i cili ka qenë edhe në miqësoret e fundit, nuk është përfshirë në listën e trajneri të ri dhe të njëjtin fat ka pasur edhe Enis Çokaj që po merr pak minuta te grekët e Panathinaikosit. Sa i përket sulmuesve, Silvinjo ka thirrur vetëm tre dhe jashtë kanë mbetur Ernest Muçi, Xhuljano Skuka dhe Xhakomo Vrioni.

Ndërkohë, teksa flitej për një rikthim të bujshëm të Armando Sadikut, i cili i shprehu publikisht edhe polemikat që kishte me Edi Rejën, as këtë herë sulmuesi nuk është pjesë e Kombëtares, edhe pse në Kategorinë e Dytë spanjolle ai është autor i tetë golave. Edhe emri i Rei Manajt ishte i pritshëm që nuk do të ishte, sepse sulmuesi është pa ekip.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit