-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimet që “fundosën” Lefter Allën! SPAK e “arrestoi”, sekretari troket në gjyq: Jam i lirë

Kryesoret

Në gjykatën e Posaçme po zhvillohet gjyqi për kryetarin e bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla që do të njihet me masën e sigurisë pas arrestimit. Ai e cilësoi arrestimin politik me qëllim që të mos rikandidonte për një tjetër mandat. Por Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Përmes këtyre përgjimeve, SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenim Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës. Gjithashtu, kryebashkiaku i Bulqizës, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Kryebashiaku drejton gishtin nga PS: Pse nuk më thatë “hap krahun” por më arrestuat?

Zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderave, por është bindur që të rikthehet.

Ndërkohqë që njëri prej personave që ishte raportuar nga SPAK si veprim i ekzekutuar për arrestimin nga policia, në fakt nuk ishte kështu. Leonard Daçi, sekretar i përgjithshëm, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës.

FOTO/ Zbret nga furgoni! Kryetari i bashkisë me hekura në duar në gjyq

Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”. Ai ka bërë me dije se ishte në banesë, teksa dëgjoi emrin e tij që përmendej në media si një nga të arrestuarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit