Një tërmet me magnitudë 6.9 Rihter ka shkundur mesditën e së shtunës Ekuadorin duke shkaktuar të paktën 4 viktima dhe dhjetëra të lënduar.
Sipas të dhënave nga shërbimi sizmologjik epiqendra e tërmetit ishte 60 km në veri të Machalas, në një thellësi prej 10 km.
Autoritetet janë ngritur në gatishmëri dhe po ndërhyjnë në zonat ku ka pasur dëme të mëdha, pasi raportohen dhjetëra banesa të shembura.