-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: BE ta bërë ligjërisht të detyrueshme marrëveshjen me Serbinë

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shkruar në Twitter në lidhje me takimin e djeshëm 13-orësh në Ohër.

Ai tha se Serbia refuzoi të nënshkruaj aneksin, derisa shtoi se është në dorë të Bashkimin Evropian të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht obligative.

“Ne kemi arritur një marrëveshje për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë. Serbia – njëjtë sikur në takimin e fundit në Bruksel –  shmangu nënshkrimin e marrëveshjes, dhe tash aneksin. Është në dorë të BE-së të gjejë një mekanizëm ta bëjë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme. Ne erdhën në Ohër me qëllime të mira dhe e dëshmuam mirëbesimin në takimet e djeshme. E falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell, emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak për angazhimin e paepur dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen”, ka shkruar Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit