-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Turqia: Kemi kontribuar, presim zbatim konkret

Kryesoret

Ministria e Jashtme turke ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar në Ohër.

Në deklaratë thuhet se Turqia do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Turqia përshëndeti të dielën një marrëveshje të arritur midis Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga BE për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit të lartpërmendur me marrëveshje më 18 mars 2023 në Ohër,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Ministria shprehu shpresën e saj se palët “do të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe do të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”.

“Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Serbia,2 thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit