-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njohja e Kosovës nga Sllovakia? Kaçer: Gati për të dhënë mbështetje

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Rastislav Kaçer ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e djeshme në Ohër duke përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për “guximin dhe përgjegjësinë politike”, pas arritjes së marrëveshjes mbi zbatimin e propozimit europian.

Ai gjithashtu shtoi se Sllovakia do ta japë mbështetjen e saj.

“Përgëzoj guximin dhe përgjegjësinë politike të liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe forcimit të stabilitetit rajonal. Thelbësore për të ofruar elementë të rënë dakord për ta zhbllokuar potencialin e plotë për të gjitha palët. Sllovakia është gati ta japë mbështetjen e saj,” shkroi Kaçer në Twitter.

Sllovakia është njëra nga ato pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit