Policia italiane kanë arrestuar një 24-vjeçari shqiptar pasi iu gjet në xhepa drogë.
I riu shqiptar i nënshtua një kontrolli pasi ai po ecte në këmbë në zonën Via Manfredi pasi kishte sjellje të dyshimtë.
Pas kontrollit fizik u gjetën 24 gramë kokainë të ndarë në 32 mbështjellës për 118 doza.
I riu shqiptar u dërgua menjëherë në komisariat. Mësohet se ai kishte shkuar në Itali si turist.
Pas kontrollit të kryer në dhomën e hotelit ku po qëndronte nuk u gjet asgjë e dyshimtë.
Shqiptari është lënë në paraburgim dhe pritet të dalë para trupit gjykues në ditët në vijim.