I ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zajmi u shpreh se, marrëveshja e Ohrit është një hap interesant për Kosovën, e cila sipas tij ka barrën më të madhe në këtë mes.
Ai deklaroi më tej se, Kosova është për një zgjidhje të balancuar, por sipas tij duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos themi që ne kemi dalë të fituar dhe Serbia ka humbur.
“Ky është një hap interesant për Kosovën, por duhet thënë që në këto anekset e marrëveshjes, Kosova ka marrë barrën më të madhe. Nuk është Kosova e fituar dhe Serbia e humbur. Kosova aktualisht ka trajtimin më të mirë të minoriteteve. Por, kur flasim për të drejta lokale, duhet pasur parasysh që në Kosovë ka edhe të drejta qendrore.
Ne jemi për një zgjidhje të balancuar dhe secili model evropian për ne është i përshtatshëm, por edhe lokale, edhe qendrore nuk mund të qëndrojnë së bashku, duhet ose njëra, ose tjetra. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, mos themi që kemi dalë të fituar.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Arbër Zajmi.