Një shqiptar rreth 40 vjeç është në paraburgim, pasi i ka prerë fytin me gotë një spanjolli në klubin e natës Jaleo në La Hernán Cortés. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 02:30, kur pas një përleshje shqiptari i ka prerë futin spanjollit, duke shkaktuar tmerr tek të pranishmit.
Sipas mediave të huaja, agresori u largua nga vendi i ngjarjes duke ecur, i vetëm, me duart tërësisht të gjakosura.
Ai është nisur drejt rrugës Pescadores, i ndjekur nga një dëshmitar, i cili ka pasur guximin ta incizojë në video me celularin e tij në mënyrë që imazhi dhe veshja e tij të jenë të regjistruara, siç kanë shpjeguar disa të pranishëm të tjerë.
Teksa po largohej, i arrestuari, i cili kishte veshur një xhaketë lëkure të lagur me gjak, përsëriti: Nuk kam bërë asgjë.
Pas ngjarjes, Policia mori informacione të shumta lidhur me rastin, duke sjellë prangosjen e shqiptarit.
Ndërsa spanjolli u dërgua menjëherë në spital, ku iu desh të operohej si pasojë e një plage të thellë që ishte vetëm disa centimetra nga nga arteria karotide, e cila do t’i kishte shkaktuar vdekjen e sigurtë.