-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Kosova do të mbetet pengu dhe halli i shqiptarëve

Kryesoret

Hap para mbase po, por Kosova do të mbetet pengu dhe halli i shqiptarëve për të gjithë shekullin!

15 vjet është vetëm fillimi!

Stabilizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është sigurisht në dobi të paqes në Ballkan. Eshtë në dobi të Kosovës. është kushti i pathënë që na mban jashtë Bashkimit Evropian.

Kosova paguan haraçin ndaj Shqipërisë sepse asocacioni i sebëve atje ka si synim edhe krijimin e një tamponi që edhe pas dekadash  asnjë bashkim kombëtar të mos ketë mes shqiptarëve! Hajde punë tjetër ajo!

Shqipëria paguan haraç për Kosovën sepse me atë status që ka Kosova, Shqipëria nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian! Por edhe sa kohë Shqipëria paraqitet si mëma e Kosovës, Kosova do të ketë pengesa gjithandej!

Një farë paradoksi historik ka bërë që Kosova pengon Shqipërinë dhe Shqipëria krijon probleme në Kosovë!

Nuk ka faj asnjëra as tjetra, por ja që kështu ndodh!

Nacionalistët gjithandej janë dogmatikë!

Por edhe disa që bërtitën në Shqipërti nga kulla e barit : Fitoreeeeeeee! Ose ja fusin kot, ose nuk dinë dhe nuk kuptojnë asgjë çfarë ndodh, ose janë naivë të pandreqshëm!

Beteja tani fillon në planin diplomatik, politik, sfidat e rënda janë përpara, kurse ata thërrasin : ngremë gotaaaaat!

E frikshme ta mendosh!

Loja tani sapo ka filluar, do të jetë shumë e gjatë, shumë e vështirë, një luftë nervash, dhe para zhvillimesh historike të këtij shekulli që nuk dihet se çfarë do të japin për botën, për shqiptarët!

Po vijnë alenët ! – thonë disa për të na e bërë jetën edhe më të pasigurt!

Ceshtja e Kosovës sikurse ka thënë Huntington është nga tetë çështjet e mëdha të konflikteve botërore! Brenda modelit të sotëm të rivaliteteve të mëdha ajo do të na hajë shpirtin! Por, çfarë të bëjmë!

Kêta urra le të bërtasin, por të paktën kanë ndonjë institut që ta studjojë me themel çështjen, apo rrinë si tifoza në shkallë stadiumi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit