Partia Demokratike Europiane ka reaguar sërish lidhur me protestat masive të cilat kanë hyrë në muajin e dytë, ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Ndërkohë ditën e djeshme para ambienteve të Kuvendit ka patur edhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve blu, ndër të cilët 6 qytetarë janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Tiranë.
Në postimin e saj PDE shruan se protestat paqësore duhet të mbrohen, dhe nuk mund të “shtypen” nga policia.
Reagimin i PDE
Dje, në ditën e 31-të të protestave në Shqipëri, policia ndërhyri për herë të parë dhe pasuan arrestimet. Nëse bisedat e dyshuara të brendshme midis deputetëve socialistë konfirmohen — mesazhe që thuhet se diskutojnë një kërkesë për ndërhyrje policore kundër protestuesve — kjo do të ngrinte një pyetje serioze për një vend që kërkon rrugën e BE-së: a mund të ushtrojë ndonjëherë presion pushteti politik mbi zbatimin e ligjit kundër qytetarëve? Protestat paqësore duhet të mbrohen, jo të heshten nga forca policore.”, thuhet në reagim.

Muaji i dytë i protestave ndaj Ramës/ BIRN: Pakënaqësitë shfaqen edhe brenda PS!









