Pas kaq shumë heshtjeje në televizion, Kejvina Kthella ka folur për herë të parë në “Fun Club” me Megi Pojanin.Që pas skualifikimit,ajo kishte folur pak në rrjetet e saj sociale por sot ishte hera e parë përballë kamerave dhe shikuesve.
Duke komentuar banorët,Kejvina u ndal tek Kiara të cilën e quan si më të shtirurën dhe se tek lifhja e saj me Luizin nuk beson aspak.
Megi- A është ajo e vërtetë me Luizin?
Kejvina-Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mbase mund të ketë ndryuar se sa gjëra ka bërë ai për të, janë dashuruar të gjithë me Luizin.
Kiara nuk e duronte fare, më ka bërë çudi ndryshimi i saj.
Ajo e nënçmonte, nuk i bënte përtypje, kur u kthye nga spitali ndryshoi, nuk e kuptova pse ndryshoi dhe si ndryshoi.
Megi-Cili është personi më i shtirur brenda shtëpisë?
Kejvina-Kiara, që prej ditës së parë.